Maqedoni
Kuvend, Xhaferi priti kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin
02.11.2017 18:05
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ka pritur në takim kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin...

Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit konfirumuan gadishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional. Njëherit u theksua se stabiliteti i Maqedonisë ndikon edhe në stabilitetin e rajonit.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aspektin juridik e administrativ për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes shqiptarëve të Preshevës dhe gjithë etnive të tjera që jetojnë brenda territorit të Serbisë si dhe për avancimin e të drejtave të tyre. Po ashtu kryeparlamentari Xhaferi tha se mirëpret vizitat e këtilla edhe në të ardhmen.
