Life Style
5 mënyra për një ditë perfekte pasi që zgjohemi
28.06.2014 12:16
Edhe pse kemi bërë gjumë për disa orë ne ende ndihemi të lodhur. Kjo mund të ndikojë që punët tona të shkojnë ters gjatë tërë ditës...

Edhe pse kemi bërë gjumë për disa orë ne ende ndihemi të lodhur. Kjo mund të ndikojë që punët tona të shkojnë ters gjatë tërë ditës.
Sipas disa studimeve janë disa gjëra të cilat ndikojnë që ne të kemi një ditë të suksesshme ose jo.
Secili nga ne është pjesë e dinamikës që ofron koha në të cilën po jetojmë, pandaj ndiqini disa nga këto studime shkencore që kanë rezultuar të suksesshme tek shumë njerëz. Janë disa gjëra që duhen ndërmarrë para se të flemë dhe kur zgjohemi.
Mos përdorni gjëra elektronike para gjumit
Telefonat celularë, laptopët dhe pajisjet tjera elektronike veçse mund t’ju marrin kohën tuaj të cilën duhet ta kaloni në gjumë. Preferoni të lexoni ndonjë libër ose revistë të preferuar kështu do relaksoni edhe trupin përpara se t’ju zërë gjumi plotësisht.
Numëroni gjërat pozitive
Duke numëruar të mirat dhe gjërat pozitive që i keni si personalitet ju automatikisht i jepni vete suaj vetëbesim dhe dëshirë për të vazhduar më tutje, për të arritur sa më shumë në jetën tuaj dhe në karrierë. Bëjeni sa më shpesh.
Mos flini me dritën ose me TV ndezur
Që të keni një gjumë sa më kualitativ dhe relaksues, gjithmonë fikni dritat dhe televizorin përpara se të flini, sepse zhurma e shkaktuar mund të nxisë prishjen e gjumit. Zhurma dhe dritat gjatë natës mund të ndikojnë që të shohim edhe ëndrra të cilat lodhin edhe më shumë trupin.
Ushtrohuni dhe meditoni
Ushtrimet preferohen që të bëhen para se të flemë gjumë me qëllim që i tërë trupi të çlirohet nga stresi dhe ngrirja e muskujve, në mënyrë që pasi të përfundohen ato i tërë trupi të jetë më i relaksuar.
Meditoni rreth 5 minuta pasi të zgjoheni nga gjumi, sepse me anë të meditimit ju do relaksoni edhe më shumë trupin dhe mendjen tuaj.
Mëngjesi është vakti kryesor që të fitojmë energji dhe pozitivitet gjatë tërë ditës me punët tona. Sipas studimeve, konsumimi i mëngjesit rrit koncentrimin në punë.
Preferohen drithërat, lëngjet e freskëta të frutave, kos, djathëra.. Mjafton që ushqimet e konsumuara të mos jenë kalorike.(healthyisright.com)