Maqedoni

Gjykata e Apelit: "Bombat" mund të përdoren si dëshmi

02.11.2017 18:28

Gjykata e Apelit në Shkup ka vendosur se "bombat" mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin "Tenderë"...

Gjykata e Apelit në Shkup ka vendosur se "bombat" mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin "Tenderë", në të cilin është e akuzuar ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska -Milevska.
 
Vendimi u mor në bazë të dy vendimeve paraprake me të cilat Gjykata e Apelit vendosi që "bombat" mund të jenë dëshmi në lëndët "Dhuna në Qendër" dhe "Treqind". Gjykata e Apelit nesër pritet të vendosë nëse “bombat” do të jenë dëshmi në rastin "TNT" për rrëzimin e kompleksit të banesave "Kosmos",  dhe në lëndën "Toplik" për rastin "Qyteti i Diellit".
 
Këshilli për vlerësimin e aktakuzës të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, më 27 shtator të këtij viti, i refuzoi "bombat" si dëshmi në rastet "Tenderë", "Toplik" dhe "Tortura".