Maqedoni

Kuvendi i Shqipërisë, Himara përplas Ramën dhe Bashën

02.11.2017 18:39

Debatet në parlament këtë të enjte kanë pasur në fokus prishjet e banesave në Himarë dhe akuzat për shitjen e detit te grekët...

Kryeministri Rama i rikujtoi kreut të opozitës, Lulzim Basha, se i dha një pjesë të territorit grekëve, ndërsa e pyet disa herë se çfarë kërkonte PD në Himarë gjatë ditës së djeshme, kur prisheshin disa godina me qëllim ristrukturimin e Himarës. Teksa i shmangej pyetjes, Basha i kërkoi Ramës të japë llogari për 1. 3 miliardë euro drogë që kultivohen në Shqipëri.
 
Debatet kanë vijuar mes Ramës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, ku Rama e akuzoi paraardhësin e tij për shitjen e detit Greqisë. 
 
Ndërkaq, opozita greke i ka dërguar sot një letër Brukselit, ku i kërkon që çështja e Himarës të jetë kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.