Kulturë
Nata e dytë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”
02.11.2017 19:02
Në natën e dytë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me tekstin e dramatizuar “Im atë e donte Adolfin”..

Në natën e dytë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me tekstin e dramatizuar “Im atë e donte Adolfin”, e autorit Mehmet Kraja, u ngjit trupa teatrore e Gjilanit, me pjesën me regji të realizuar nga Ilir Bokshi.
Autori në këtë pjesë shfaq problemin e ndarjes së trojeve shqiptare nëpër kohë të ndryshme, në rastin konkret ndarjen e Krajës me Shkodrën, ku personazhet janë të ndikuar nga politika e okupuesve, shfaqja preku edhe aktualitetin e tashëm.
Në natën e tretë të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, për së pari herë merr pjesë trupa e teatrit "Teuta" nga Ulqini, me pjesën e dramatizuar "Nana", nga Arlinda Morina, me regji të realizuar nga Munib Abazi.
ATLI DEMA
