Botë

Demokracia e Re dhe Agimi i Artë, protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

02.11.2017 21:28

Kundër prishjes së ndërtimeve në Himarë u protestua edhe para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë...

Në tubimin e organizuar nga Shoqata “Himara”, pasditen e së enjtes merrnin pjesë edhe deputetë të partisë opozitare Demokracia e Re, por edhe të Agimit të Artë.
 
Protestuesit mbanin flamujt grekë dhe këndonin këngë patriotike me isopolifoni, por në Greqisht. 
 
Të pranishmit i bënë thirrje gjithashtu edhe qeverisë greke që të reagojë në lidhje me Himarën, pasi sipas tyre po cenohen të drejtat e minoritetit grek./Top Channel