MAQEDONI

Prokurori nuk do të hetoj rastin “Banka maqedonase”

28.06.2014 16:55

Prokuroria publike e Maqedonisë nuk do të ngrisë procedure hetimore ndaj Kryeministrit Nikolla Gruevski...

Prokuroria publike e Maqedonisë nuk do të ngrisë procedure hetimore ndaj Kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin e “Bankës Maqedonase”, pas akuzave të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev për fshehje të tatimit në rastin e pranimit në dorë të 1,5 milionë eurosh. 

Në Vendimin e Prokurorisë, thuhet se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur hetimet mbi këtë çështje dhe se rasti është i vjetruar, pasi bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur më shumë se dhjetë vite. Ndaj këti vendimi kanë reaguar nga LSDM-ja opozitare.

Zëdhënësi i kësja partie Petre Shilegov ka deklaruar se Prokurori publik në vend të hetimeve ndaj indikacioneve serioze për veprën penale të Nikolla Gruevskit e ka amnestuar atë nga përgjegjësia.

Sipas Shilegov Prokurori publik Sfërlevski ka arsyetuar ndërmjetsimin e kundërligjshëm në pranimin e blerjes miljonëshe me vjetërsi të rastit.Me atë Sfërlevski ka pranuar se ka vepër penale në rastin Banka maqedonase.

Zvërlevski nuk mohon se egziston vepra penale për fshehje tatimesh prej 225 mij euro e bërë nga ana e Nikolla Gruevskit.Prokurori e mohon akuzën me arsyetimin se nuk ka dëshmi për atë vepër.Kjo don të thot se për Zvërlevskin audiogjirimi nuk është dëshmi e mjaftueshme për egzistimin e të paktën dyshimit se është bërë vepër penale fshehje të tatimit thekson zëdhënësi I socialdemokratëve.

Me vendimin e prokurorisë nuk janë pajtuar edhe nga Partia e Re Socialdemokrate.Ndërsa vet Gruevski nuk ka dashur të komentoj reagimin e opozitës, por vetëm ka theksuar se nuk është i befasuar nga këto deklarata.