Buxheti për vitin 2018, 3,44 miliardë euro, paga më të larta në ARM, shëndetësi dhe arsim
03.11.2017 10:41
Buxheti për vitin 2018 është projektuar në 3,44 miliardë euro....

Buxheti për vitin 2018 është projektuar në 3,44 miliardë euro, me deficit buxhetor prej 2,7 për qind.
Në buxhet janë paraparë edhe mjete për paga më të larta në arsim, shëndetësi, si dhe rritje të pensioneve bën të ditur minsitri i financave Dragan Tevdovski.
Ai poashtu bëri të ditur se nga 1 janari i vitit të ardhëshëm Qeveria planifikon ta shtrenjtoj akcizën e naftës për 3 denarë.
