Reagimi i partive politike për Kumanovën
Pas epilogut gjyqësor të rastit “Kumanova”, partitë politike me reagime të ndryshme....

Pas epilogut gjyqësor të rastit “Kumanova”, partitë politike me reagime të ndryshme.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim ndërkombëtar për zbardhjen e rastit. Në një komunikatë pere media Integristet kerkuan nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetit te sundimit të së drejtës që të përfshijnë ekspertë ndërkombëtar në hetimin e rastit si dhe të vendosin komunikim dhe bashkëpunim edhe me autoritetit e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e informacioneve drejt zbardhjes së tërësishme”, thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se vendimi i Gjykatës Penale paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve në historinë e Maqedonisë. Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politik”, duke shtuar se epilogu i drejtë për këtë rast bashkë me reformat në drejtësi janë arsyeja e pjesëmarrjes së tyre në Qeveri. Sipas Lëvizjes Besa dënimi flet për vazhdimin e të njëjtës qasje të Qeverisë kur në pyetje janë shqiptarët. Ndërkaq dënime të këtilla ndaj shqiptarëve sipas Besës, jo vetëm që hapin dyshime, por lënë pasoja në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
