Nju Jork, ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Manhatan
03.11.2017 11:18
“Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të martën në New York....

ISIS-i njoftoi në gazetën e përjavshme të grupit militant që autori i sulmit, Sayfullo Saipov, është një nga ushtarët e Kalifatit. Megjithatë, ata nuk dhanë asnjë provë që të mbështeste pretendimin e tyre.
Saipov përdori një kamionçinë dhe e përplasi atë në një rrugë me këmbësorë dhe çiklistë ditën e Halloweenit në Manhattan. Nga sulmi mbetën të vdekur 8 persona. Saipov kishte mbërritur në ShBA përmes Lotarisë amerikane.
