Kulturë

Promovohet në shqip libri “Identiteti i Europës”

28.06.2014 17:52

Mbrëm në hapsirat e librarisë së Çarshisë instituti për studime politike ndërkombëtare i drejtuar...

Mbrëm në hapsirat e librarisë së Çarshisë instituti për studime politike ndërkombëtare i drejtuar nga prof. dr  Ylber Sela promovoi librin IDENTITETI I EUROPES nga autori shum i njohur Gjerman Thomas Mayer.
 
Vlerësimin e tyre për librin e dhanë edhe prof.dr. Ylber Sela , prof.dr. Reis Mulita , prof .dr Ali Pajaziti si dhe prof .dr . Gjergj Sinani.Ky I fundit tha se ky libër pos tjerash është dhe një vepër provocative e cila do të na shtyj të mendojmë më tepër për Identitetin Evropjan. 
 
“Prurja e ketij libri për mua është një ngjarje e rëndësishme kulturore në radh të pare dhe mendoj se do të jet një vepër provocative për të filluar të mendojmë dhe vëndin tonë ne Europë dhe të mendojmë si ti afrohemi kësaj bashkësie”, shprehet prof. dr. Gjergj Sinani. 
 
Ky libër pos tjerash shtjello dhe identitetin postmodern për të cilin prof.dr. Ali Pajaziti shpjegon rrugën bazuar në përmbajtjen që paraqet autori në libër. 
“Vet autori Thomas Mayer flet pra për tre lloje bën pra një tipologji triadëshe të identitetiteteve . Fillon me identitetin paramodern flet për identitetin modern dhe në fund për të aritur tek identiteti pasmodern ose postmodern”, shprehet prof. dr. Ali Pajaziti.
 
Ky libër përkthimi i të cilit u munësua nga institute për studime politike dhe ndërkombëtare në Shkup , u bë për ti sjellur lexuesit shqiptar informat më tepër në lidhje me identitetin Evropjan dhe nëpërmjet këtij libri ti mundësohet lexuesit shqiptar ti sjell dhe konkluzionet e veta mbi Identitetin Evropjan.  
 
ARDITA IMERI