Vjedhja në Bankën NLB, 20 vjet burg në total, askush se di ku janë paratë
Katër të akuzuar për vjedhjen në NLB Tutunska banka....

Gjykata dënoi me 20 vjet burg në total të akuzuarit për vjedhje në bankën NLB. I akuzuari i parë, Boban Smillevski, u dënua me 9 vjet dhe 2 muaj burg për veprën penale “fshehje dhe vjedhje e rëndë”.
I akuzuari i dytë, Goran Smillevski, u dënua me 6 vjet e gjysmë për veprën e njëjtë. Boris Miçevski, i akuzuar i tretë i rastit, u dënua me 5 vjet dhe 2 muaj burg, ndërsa i akuzuari i katërt mori vetëm dënim me kusht për fshehje. Mbrojtja vlerëson se dënimet janë të larta dhe paralajmëron ankesë në instanca më të larta.
“Kërkoj që gjykata ta trajtojë këtë rast si të gjitha gjykimet e tjera, veçanërisht në pjesën për vjedhje të rëndë. Në 90% të rasteve mjetet nuk janë kthyer, por kjo nuk është vlerësuar në këtë masë si rrethanë rënduese, siç ndodhi në këtë rast. Prandaj asnjëherë për rast të tillë nuk është dhënë një dënim i tillë. Për këtë padyshim që do të ankohemi dhe le të vendosin instancat më të larta gjyqësore”,- tha avokati mbrojtës.
Gjykata i detyron të akuzuarit që ta kthejnë gjithë shumën e vjedhur të parave. Për të kompensuar dëmin, Smilevkit i është marrë apartamenti në të cilin jeton dhe dy makina në pronësi të tij. Smilevski u mbrojt para gjykatës duke thënë se ka qenë në borxh dhe është kërcënuar, prandaj, siç thotë, ka qenë i detyruar ta vjedhë bankën. Por, megjithëse u tregua i penduar gjatë gjykimit, nuk tregoi se ku janë paratë. (Gyltene Sinani, TVM2)
