Botë

Itali, sekuestrohen 24 mln paketa drogë dedikuar ISIS-it

03.11.2017 14:40

Policia italiane ka sekuestruar 24 milionë paketa të asaj që njihet si “droga e luftëtarëve”...

Sipas hetuesve italianë, trafiku i drogës drejtohet nga ISIS-i dhe do t’i kishte sjellë ekstremistëve një fitim prej 50 milionë eurosh. Paketat me tramadol, një substancë sintetike, vinin nga India dhe do dërgoheshin në Libi.
 
Sipas informacioneve të shërbimit të inteligjencës, trafiku i tramadolit drejtohej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ISIS-i për të financuar aktivitete terroriste. Hetimet nisën që në muajin maj të këtij viti kur policia sekuestroi një tjetër sasi të konsiderueshme të së njëjtës drogë. Droga, e cila tregtohet në kokrra, shitet për 2 euro një kokërr.
 
Tramadoli njihet si droga e luftëtarit, sepse përdorimi i saj është më i shpeshtë në luftërat në Lindjen e Mesme dhe ndihmon luftëtarët të përballojnë më mirë sforcimet fizike. Pjesa më e madhe e fitimit do të përdorej për të financuar grupe ekstremistësh në Libi dhe Irak.