Djegia e flamurit të Maqedonisë, reagon MPJ, kërkon reagim të autoriteteve

03.11.2017 15:00

Ministria e Jashtme ka reaguar pas djegies së flamurit të Maqedonisë në Gjilan dhe Pejë...

Ministria e Jashtme ka reaguar pas djegies së flamurit të Maqedonisë në Gjilan dhe Pejë, nga grupe njerëzish të indinjuar pas vendimit për dënimin e pjestarëve të Grupit të Kumanovës nga gjykata e Shkupit.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës. Presim që shërbimet zyrtare kosovare të ndërmarrin aktivitete që kryerësit të japin përgjegjësi”,- thuhet në reagimin e MPJ-së.