Kulturë
Dibër, vazhdon Festivali i Teatrit Shqiptar
03.11.2017 16:04
Në natën e tretë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, para spektatorit dibran u paraqit trupa teatrore “Teuta” nga qyteti i Ulqinit...

Në natën e tretë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, para spektatorit dibran u paraqit trupa teatrore “Teuta” nga qyteti i Ulqinit, me pjesën e Arlinda Morinas, me regji të Munib Abazit. Aktorët: Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj, përcollën shumë emocione tek publiku dibran. Ndërsa sonte, në natën e katërt të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me pjesën “Amaneti”, të autorit Odise Plaku, në regji të realizuar nga Bruno Shllaku, do të paraqitet Produksioni Privat i titulluar “Tiranë-Shkodër”.
ATLI DEMA
