Maqedoni
Rekonstuimi i Kryqit në Vodno
28.06.2014 17:58
Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, dhe ministri i transportit Mile Janakieski, paralajmëruan sot fillimin e punimeve për rikonstruimin e kryqit në malin Vodno të Skkupit...
Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, dhe ministri i transportit Mile Janakieski, paralajmëruan sot fillimin e punimeve për rikonstruimin e kryqit në malin Vodno të Skkupit. Siç u bë e ditur me këtë rast për këtë qëllim do të investohen rreth 1.3 miljon euro.
“Mjetet financiare I ndan qeveria, shuma është rreth 70 miljon denarë pa TVSH. Ky hap është I nevojshëm me qëllim të sanimit të tërsishëm të kryqit.Kjo është vetëm një faze e investimeve që do të pasojnë në këtë hapsirë.Siç kemi paralajmëruar në programin tone deri në vitin 2018 do të ndërtohet edhe pjesa e dytë e teleferikut, kështuqë nga viti 2018 do të ketë teleferik nga qyteti I SHkupit, nga Kapishteci deri te kryqi”, shprehet ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.
“Fillimisht do të bëhet mbrojtje antikorezive e të gjith konstruksionit të çelikt të kryqit, poashtu do të bëhet instalim elektrik dhe do të vendosen paisje.DO të demontohet dhe do të vendoset ashensor I ri panoramik, me hapsira shoqëruese dhe do të regullohet kanalizimi fekla dhe nyjet sanitare dhe do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të kryqit”, shprehet Kryetar i Shkupit, Koce Trajanovski.
Investimi pritet të ndikoj në rritjen e numrit të vizitorëve si nga vendi ashtu edhe nga jasht vlerësojnë Janakievski dhe Trajanovski. Njëherit u bë e ditur se pronësia e kryqit gjigant në Vodno është e Republikës së Maqedonisë, ndërsa e drejta e shfrytëzimit i është ndarë Ndërmarrjes Publike Transportuese të kryeqendrës, e cila e ka në shfrytëzim edhe teleferikun, prandaj edhe shpenzimet për uj dhe rrymë në të ardhmen do ti bart kjo ndërmarrje.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
