Maqedoni
Këshilli për Furnizime Publike, Tevdovski: Jofunksional, i gjithë sistemi do të reformohet
03.11.2017 17:07
Lamtumirë Këshillit për Furnizime Publike. Qeveria do ta pezullojë këtë këshill përmes një propozim-ligji të ri për furnizime publike...

Këshilli do të ndërpresë punën nga dhjetori i këtij viti. Ministria e Financave më së voni deri në tetor të vitit të ardhshëm planifikon të reformojë tërësisht sistemin për furnizime publike, thotë ministri Tevdovski.
“Reformat në sistemin për furnizime publike do të jenë një ndër prioritet më të rëndësishme të Ministrisë së Financave. Reformat do të përfshijnë në periudhën e ardhshme përpilim të një ligj të ri për furnizime publike, i cili do të bazohet në standardet, rregullativat dhe praktikat europiane, ndërsa urgjentisht, për shkak të problemeve të shumta në sistemin e deritanishëm, do të fillohet procedura për pezullimin e këshillit ekzistues për furnizime publike”,- deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike konstaton se ky këshill fare pak e ka kryer detyrën për të cilën është themeluar.
“Këshilli për Furnizime Publike nuk e kreu detyrën e vet. Ai mbetet një frenues i furnizimeve publike të institucioneve. Pse e them këtë, sepse nëse duhej të kryhej një furnizim i caktuar në afat prej 20 ditëve, siç ishte në rastin me furnizimin e disa institucioneve dimrit me rërë dhe kripë, ai zgjati 2 muaj. Dimri kaloi, ndërsa procedura paramendoni u bë pas stinës së dimrit”,- tha drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgi Gerogievski.
Autoritet premtojnë se të punësuarit e këshillit nuk do të mbesin pa punë, por nga viti i ardhshëm do të transferohen të gjithë në administratën publike. Mbështetje për këto reforma dhanë edhe përfaqësuesit e BE-së dhe të sektorit civil.
REXHEP QAMILI
