Maqedoni

Përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, Bogdanoviq: Çfarë është jashtë ligjit, do largohet

03.11.2017 17:36

Një komision i veçantë do të hetojë projektin “Shkupi 2014”...

Hollësisht do të hetohet kush i porositi, kush dha leje për vendosje dhe si ka shkuar e gjithë procedura, paralajmëroi sot kreu i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.
 
“Do të fillojë që nga mënyra e vendosjes së përmendoreve, për atë se kush ka dhënë leje për vendosje. Për disa përmendore kompetenca ka komuna Qendër, për disa Qyteti i Shkupit, për disa të tjera Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Për përmendoret më të mëdha kemi dyshime se vendosja e tyre nuk është bërë në përputhje me vendimet, andaj, gjithçka që është vendosur në mënyrë joligjore, do të hiqet nga ana jonë”,- u shpreh kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.
 
Prokurorë nga Prokuroria Speciale Publike kanë qëndruar ndërkohë në qytetin e Shkupit lidhur me procedurën parahetuese. Por, prokurorja, Lençe Ristovska, thotë se tani për tani nuk mund të zbulojnë më shumë informata, thotë vetëm se në takim është biseduar për bashkëpunimin konkret lidhur me aksionet parahetuese të PPS-së.
 
ERSAN PAJAZITI