Maqedoni
Rasti “Kumanova”, Saliji: Ekspertë ndërkombëtarë për zbardhjen e rastit
03.11.2017 17:41
Ministri i Drejtësisë ka konfirmuar se për të zbardhur tërësisht të vërtetën jo vetëm në rastin “Kumanova”...

Ministri i Drejtësisë ka konfirmuar se për të zbardhur tërësisht të vërtetën jo vetëm në rastin “Kumanova”, por edhe në rastet e tjera për të cilat ka dyshime në vërtetësinë e vendimit përfundimtar, do të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë me të vetmin qëllim, që e gjithë e vërteta të dalë në shesh.
“Tashmë e dini se në kuadër të programit të saj, për të gjitha rastet ku ka dyshime në vërtetësinë e rasteve, qeveria është e interesuar për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të tyre. Ministria e drejtësisë, në kuadër të kompetencave, aktivisht do të ndihmojë procesin”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.
