Maqedoni

Rastet “Toplik” dhe “TNT”, Apeli vendos të hënën për “bombat” e PPS-së

03.11.2017 17:49

Pala mbrojtëse në rastin “Toplik”, ku i akuzuar i parë është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski...

Pala mbrojtëse në rastin “Toplik”, ku i akuzuar i parë është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, kërkoi nga Gjykata e Apelit që të anulohet seanca gjyqësore ku vendoset nëse “bombat” do të pranohen si dëshmi.
 
Kjo kërkesë u refuzua menjëherë. Avokatët e të akuzuarve thonë se janë shkelur të drejtat e tyre të cilat bazohen në Konventën Europian, por prokurorët publikë specialë, me kundërpërgjigje se Janakieski në këtë rast nuk është viktimë. Ai ka qenë i përgjuar nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përderisa ka qenë në kulumni e fuqisë politike.
 
Janakieski nuk ishte viktimë, tha prokurori, Burim Rrustemi, nga PPS. Edhe prokurorja, Lile Stefanova, duke mbrojtur ankesën, vuri në dukje se nëse nuk kishte “bomba”, PPS nuk do të dinte çfarë të hetojë. Avokati i Janakieskit, Elenço Millanov, i kërkoi që gjykata të refuzojë ankesën e Speciales. Millanov thotë se “bombat” nuk janë dëshmi, ato janë fituar ilegalisht dhe mund të shfrytëzohen vetëm si të dhëna dhe jo të përdoren si dëshmi në procedurë. 
 
“Marrë parasysh vendimin që e kam lexuar paraprakisht dhe duke marrë parasysh njoftimin lidhur me vendimin në rastin “Tenderë”, drejt të ju them aspak nuk kam pritje pozitive”,- deklaroi avokati, Elenko Millanov.
 
Pas shqyrtimit të dy ankesave të PPS-së, gjykatësja njoftoi se të hënën do të publikojnë vendimin nëse “bombat” do të pranohen si dëshmi në lëndët “TNT” dhe “Toplik”. 
 
SANIJE DURAKU