Maqedoni

Aksion për pastrimin e deponive të egra

28.06.2014 18:02

Në fshatin Rashce të Komunës së Sarajit është realizuar aksioni për pastrimin e deponive të egra...

Në fshatin Rashce të Komunës së Sarajit është realizuar  aksioni për pastrimin e deponive të egra.
 
Në këtë aksion u përfshinë edhe ministri i ambintit jetësor Nurhan Izairi dhe Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim  Murati , ndërsa me njerëz dhe mekanizëm në aksion u kyçën edhe Qyteti i Shkupit me ndërmarrjet publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi si dhe Higjiena Komunale. 
 
“Dita e sotshme është një aksion i Qeverisë bashkë me organizatën jo qeveritare,është i ndarë në dy faza, sot ëshët faza e parë ëshët fazë pilot projekt ku do të marrin pjesë në këtë pilot projekt gjashtë komuna që do të thotë në aksionin Shteti i Maqedonisë pa mbeturina, gjashtë komuna ndërmjet atyre është edhe komuna e Sarajit ,lokaliteti Rashce”, shprehet ministri i Ambintit Jetësor, Nurhan Izairi. 
 
Aksioni do të ketë edhe fazën e dytë, e cila do të realizohet më 6 tetorë tha Ministri.Ndërsa Kryetari i Sarait Bekim Murati kërkoi ndihmën e pushtetit qëndrorë për pastrimin e deponive të egra. 
 
“Është e patjetërsueshme që Qeveria Institucionet Qëndrore të bëjnë plane konkrete për pastrimin e tyre dhe pastaj neve si pushtet lokal na mbetet që të marrim hapa tjerë të cilët do ta sigurojnë,do të jemi në shërbim apo në mirëmbajtje të atyre ambienteve të cilat fillimisht qeveria do të intervenon me anë të mjeteve të tyre”, shprehet kryetar i Komunës së Sarajit, Bekim Neziri.
 
Aksione për pastrimin e mbeturinave u realizua sot në 6 komuna, edhe atë në Saraj,  Gazi Babë, Petrovec, Delçevë, Kërçovë dhe Dojran.
 
VLORA LATIFI - TOPOJANI