Botë
Kanabisi, publikohet raporti i Guardia Di Financa
03.11.2017 18:27
Situata e kanabisit në Shqipëri ka sjellë në Tiranë drejtues të Guardia di financias italiane dhe ministrin e brendshëm...

Raporti i posaçëm i hartuar nga këto institucione vë në dukje se në vitin 2017 është ulur sasia e kultivuar në krahasim me një vit më parë. Stefano Skrepanti, shef i repartit të tretë të Guardia Di Finanzas, gjatë prezantimit të raportit, u shpreh se është rritur sipërfaqja e monitoruar me avion.
Ndërkohë, komandanti i Guardi Di Financa, Giorgio Toschi, bëri publike shifrat e drogës të sekuestruar në 2017-ën.
Ndërkohë, në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i brendshëm italian dhe ai shqiptar deklaruan se asnjë nuk do të jetë i paprekshëm para ligjit, duke mos e përmendur Saimir Tahirin, por duke dhënë paralajmërime për zyrtarët e lartë.
LULJETA NDOKA
