Maqedoni

Kërkesa për qeveri teknike pengesë për dialog politik

28.06.2014 18:06

Iideja e opozitës për formimin e qeverisë teknike duket se është sfidë që nuk e tejkalojnë dot VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Iideja e opozitës për formimin e qeverisë teknike duket se është sfidë që nuk e tejkalojnë dot VMRO-DPMNE dhe LSDM.
 
Sa I përket mundësisë për dialog politik Kryeministri Nikolla Gruevski e quajti humbje kohe çdo takim me liderin e opozitës nëse në takim do të shkonte me idenë për formimin e qeverisë teknike. 
 
“Jam gjithmonë i përgatitur për bisedime për temat që i prekin të dyja palët, por zoti Zaev duhet ta dijë se kur do të kemi bisedime të tilla, në rast se vjen me idenë e qeverisë teknike, ajo do të jetë humbje kohe edhe për atë edhe për mua”, shprehet kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Por nga LSDM-ja opozitare thonë se pa qeveri teknike nuk mund të ketë vazhdim të negociatave. 
 
“Ne publikisht kemi thënë, e përsërisim edhe njëherë se kusht thelbësor për fillim të çfarëdo lloj bisedimesh me VMRO-DPMNE-në, për të gjitha temat të cilat LSDM-ja publikisht i promovoi, paraqet marrëveshje për formimin e një qeverie teknike që do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, shprehet zëdhënësi i LSDM-së. Petre Shilegov.
 
Takimi i pare pas zgjedhjeve parlamentare të cilat I konteston LSDM mes kryeminsitrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaevit, që u mbajt këtë javë përfundoi pa ndonjë epilog konkret, pikërisht për shkak të kërkesës së opozitës maqedonase për qeveri teknike.