Maqedoni

Aerodrom, vdes fudbollisti i qëlluar me armë

04.11.2017 12:28

Ka ndërruar jetë futbollisti që u qëllua me breshëri plumbash mbrëm në lagjen Aerodrom të Shkupit...

Bëhet fjalë për Martin Janushev, i cili u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij në lagjen Aerdodrom.

Mjekët e Spitalit të Shkupit, përmes një komunikate lëshuar për mediat, theksuan se kanë pranuar viktimën në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës.

Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi, policia po punon në zbardhjen e rastit.