Ugnjanin, kërkesë për autonomi teritoriale të Sanxhakut
Kryetari i këshillit nacional të boshnjakëve në Serbi, Sulejman Uglanin...

Kryetari i këshillit nacional të boshnjakëve në Serbi, Sulejman Uglanin, ka kërkuar nga autoritetet serbe dhe nga Bashkimi Evropian të shpallen "zgjedhje për formimin e autonomisë territoriale të rajonit të Sanxhakut, ku shumica e banorëve janë boshnjakë".
Ugnjanin, i cili është edhe lider i Partisë për aksion demokratik të Sanxhakut (SDA), theksoi se kërkesën e bazon në rezultatet nga referendumi për autonominë e Sanxhakut nga viti 1991, i cili nuk është njohur nga ana e Beogradit.
Lideri i boshnjakëve në Serbi, gjithashtu, kërkoi edhe të konfirmohet data për tërheqjen e policisë serbe, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit, si dhe të organeve gjyqësore serbe nga Sanxhaku.
Ai konfirmoi se boshnjakët janë "trup i huaj në vend në të cilin institucionet quhen ushtri serbe dhe polici serbe" dhe se organet shtetërore ndaj pakicave boshnjake sillen në mënyrë armiqësore dhe diskriminuese.
Por deklaratat e Uglanin, ministri serb i Mbrojtjes Aleksadar Vulin i vlerësoi si provokative. Sipas Vulin kryetari i Këshillit nacional të boshnjakëve dëshiron të shkaktojë "trazira dhe shqetësim", sepse i pengon paqja dhe ligjshmëria në Serbi.
