Trump, udhëtim maratonik 11 ditor në Azi
Presidenti amerikan Donald Trump nisi udhëtimin e tij maratonë 11-ditor në Azi...

Ai gjat kësaj vizite do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine. Ky llogaritet të jetë turneu më i gjatë aziatik i një Presidenti amerikan në 25 vitet e fundit.
Rrugëtimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen në një kohë tensionesh të përshkallëzuara me Korenë e Veriut për shkak të programit të saj bërthamor dhe testeve të njëpasnjëshme raketore.
Trump pritet të tregojë një front të bashkuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë gjatë ndalesave të tij e të ushtrojë njëkohësisht presion mbi Kinën për ta shtyrë të ndjekë një linjë më të ashpër ndaj Penianit.
Por, fillimisht avioni presidencial e çoi udhëheqësin republikan në Hauai, ku vizitoi memorialin USS Arizona Memorial në Pearl Harbor, skena e sulmit tragjik japonez të vitit 1941, që e tërhoqi Amerikën në Luftën e Dytë Botërore.
Kreu i shtetit amerikan mori gjithashtu pjesë në një mbledhje të shkurtër të komandës amerikane të Paqësorit.
