Siri, humbje të mëdha për IS-in në Siri dhe Irak
Isis ka pësuar humbje të mëdha në Siri dhe Irak, njofton televizioni Shtetëror Sirian...

Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zourin, bastionin e fundit të madh të grupit militant Shteti Islamik.
Sipas raporteve të tjera, ushtria siriane është duke pastruar tani vetëm disa lagje të vogla.
Shteti Islamik e ka pasur nën kontroll këtë qytet që në vitin 2014. Deir al-Zour ndodhet pranë Lumit Eufrat dhe është i rëndësishëm për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.
Rikthimi i qytetit nxjerr në pah rritjen e kontrollit të presidentit Bashar al-Assad mbi pjesën lindore të Sirisë.
Ndërkohë, në Irak, forcat qeveritare kanë rikthyer Al-Kaimin, njërin nga qytetet e fundit që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Ato po ashtu kanë rimarrë kalimin e fundit kufitar midis Irakut dhe Sirisë që ishte në duart e grupit militant.
