Maqedoni
“Kumanova”, Osmani: rast i montuar, shkelje flagrante në procedurë ; Vendimi ndikon në marrëdhëniet ndërnacionale
04.11.2017 15:17
Procesi gjyqësorë për rastin e Kumanovës si dhe vetë vendimi përfundimtarë për të njejtin...

Procesi gjyqësorë për rastin e Kumanovës si dhe vetë vendimi përfundimtarë për të njejtin sipas ekspertit juridik Osman Kadriu flasin se bëhet fjalë për një process të montuar ku sipas tij pati shkleje flagrantë në procedurë .
Sipas Kadriut gjykata që në fillim të procesit të gjykaimit nuk pranoi provat e propozuara nga mbrojtja të cilat do të ndihmonin dë dëshmohet gjendja faktike e rastit dhe në këtë mënyrë të zbardhet e vërteta. Gjyqësori përkrahu tezën për të zbatuar një politikë shumë të rëndë nga aspekti i përgjegjësisë penalojuridike për të akuzuarit tha Kadriu.
“Në bazë të gjithë procedurave që ka pasur për këtë rast dhe në bazë të vendimit që solli gjykata penale 1 në Shkup rezulltati është i njohur se këtu përsëri kemi të bëjmë me një proces të montuar.Është i montuar nga shkaku se Gjyqësori me çdo kush ka insistuar se peronat në fjalë të shpallen fajtore me dënime drakonike,Është i montuar nga shkaku se edhe gjatë sensave që janë mbajtur ,një numër i madh i provave që ka propozuar mbrojtja gjykata nuk I ka marrë parasysh”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.
Kadriu është i bindur së në bazë të rrethanave gjatë zbatimit të këtij procesi gjyqësorë, ky aktgjykim asesi nuk do të ngelë në fuqi dhe i njejti do të anulohet.Profesor KAdriu thotë se nevojitet ekspertizë ndërkombëtare.
“Ka shkelje të rënda flagrante në procedurën penale dhe ky aktgjykim asesi nuk do të ngele në fuqi .Thellë jam i bindur se gjykata e Apelit nuk do të vërteton këtë vendim.Ky vendim do të prishet do të anulohet dhe lënda do të kthehet sërisht në gjykatën penale 1 . Në procedurën e radhës ajo që ka synim dhe tendencë edhe nga vet pushteti të propozohet edhe një ekspertizë e jashtme nga eskpertë të dallur që të zbulohet e vërteta.Këto dënime drakonike për këto procese të montuara politika kan për qëllim prishijen e marrëdhënieve ndërnacionale qe janë nëkantë të qeljta dhe prandaj këtu duhet të veprojë shteti juridik dhe sundimi I së drejtës”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.
Kadriu thekson se involvimi Prokurorisë speciale mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, nëse nuk kemi ndryshime në strukturat e prokurorisë shtetërore.
FLORIE BELULI-KAMBERI
