Maqedoni

Ndotja e ajrit në Shkup, ministria e ambientit koordinim me komunat

04.11.2017 16:12

Shfrytëzimi i pakontrolluar i lëndëve djegëse të papërshtatshme në shtëpi individuale dhe në instalimet industriale nga kapaciteti më i vogël...

Shfrytëzimi i pakontrolluar i lëndëve djegëse të papërshtatshme në shtëpi individuale dhe në instalimet industriale nga kapaciteti më i vogël, të cilët janë nën kompetencë të pushtetit lokal, dhe djegja e mbeturinave në ambiente të hapura janë burim i ndotjes së ajrit në kryeqendër.
 
Këtë e ka konstatuar Inspektorati shtetëror pas kontrolleve në terren gjatë natës, kontrolle që janë bëra në bazë të raportimeve të qytetarëve. Inspektorët kanë bërë disa kontrolle në Karposh, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë.
 
Meqë dimrin e kaluar Shkupi ishte në mesin e qyteteve me ndotje më të lartë të ajrit në Evropë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi koordinuaes më 8 nëntor ku krahas përfaqësuesve të Ministrisë së Ambientit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga inspektorati shtetëror, inspektoratet urbane dhe komunale, si dhe të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, të cilët e kanë iniciuarpër harmonizim të aktiviteteve të inspektorateve lokale dhe shtetërore për përballje më të mirë me këtë problem.
 
"Aktivitetet në terren treguan se ekziston harmonizim i pamjaftueshëm në veprimin e Inspektorateve shtetërore dhe lokale dhe kjo krijon zbrazëtira dhe mungesë të mbulimit të përditshëm të numrit të madh të pikave të nxehta ekologjike. Kjo qartë tregon se që të sigurohet mbrojtje efikase në shëndetin dhe mjedisin jetësor është e nevojshme koordinim urgjent i inspektimeve për mjedisin jetësor. Veçanërisht është alarmuese situata në Shkup, ku veprojnë madje tre nivele të inspektorateve (shtetëror, urban dhe komunal), ndërsa rezultati është i pakënaqshëm", deklarojnë nga Ministria e Ambientit.
 
Edhe udhëheqësia e re e dale nga zgjkedhjet e fundit locale paralajmëron masa konkrete për parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqendër, të cilat do të bëhen publike së shpejti.  
 
GYLTENE SINANI