Botë
Iran, vriten 8 roje kufitare në kufirin turk
04.11.2017 16:32
Tetë roje kufitare iraniane janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët pranë kufirit turk...

Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, njoftuan për vdekjet, të cilat u bënë në mes të betejave në afërsi të Chaldradanit në Iranin e veriut më 3 nëntor.
Poashtu u raportua se rojet kufitare iraniane shkaktuan viktima të shumta tek militantët.
Asnjëra nga raportet nuk ka dhënë detaje lidhur me përkatësinë e militantëve, por zona afër kufijve të Iranit me Turqinë dhe Irakun, ka qenë pikë e zakonshme e përlëshjeve me grupet separatiste kurde, si dhe militantët ekstremistë islamikë.
Muajin e kaluar, rojet revolucionare të Iranit vranë katër militantë në këtë zonë.
