Maqedoni

Gjykata e Apelit: Përgjimet të jenë dëshmi në "TNT" dhe "Toplik"; Janakievski: Po më shkilen të drejtat e njeriut

04.11.2017 17:18

Bisedat e përgjuara në rastet "TNT" për rrëzimin e kompleksit Kosmos dhe "Toplik" për ndërtimin e Qytetit të Diellit...

Bisedat e përgjuara në rastet "TNT" për rrëzimin e kompleksit Kosmos dhe "Toplik" për ndërtimin e Qytetit të Diellit do të mund të përdoren si dëshmi në proceset gjyqësore.
 
Kështu  vendosi Gjykata e Apelit në Shkup, e cila ndryshoi vendimin e Gjykatës Penale dhe i pranoi ankesat e Prokurorisë Speciale Publike me të cilat kërkohej që bisedat e përgjuara të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore.
 
Prokurorët nga PSP dje në dy mbledhjet publike deklaruan se të akuzuarit në këto lëndë, ish-kryeminstri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski nuk janë viktima të përgjimit, por ata kanë qenë pjesë e pushtetit që ka përgjuar në mënyrë joligjore.
 
Prokurorët pohuan se xhirimet kanë vlerë dëshmuese dhe me to nuk shkelet privatësia e të akuzuarve. Avokatët e të akuzuarve, ndërkaq, pohuan se bisedat e përgjuara janë përfituar në mënyrë joligjore dhe se shkelet privatësia e të akuzuarve.
 
Edhe ish minsitri Mile Janakievski velerëson se vendimi i gjykatës së Apelit për të lejuar materialet e përgjuara të shërbejnë si dëshmi paraqet shkelje të të drejtave njerzore.Kjo paraqet shkelje të së drejtës së privatësisë dhe jetës familjare, pasi është përgjuar edhe telefoni I bashkëshortes time.
 
Duke pohuar në mënyrë skandaloze se për mua dhe familjen time nuk mund të vlejnë Konventa Evropjane për të drejtat e njeriut, Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë që embrojnë të drejtën e privatësisë dhe jetës familjare, vetëm pse kam qenë minister, PSP ka vbërë edhe një shkelje të të drejtave të mija si qytetarë duke bërë diskriminim politik ndaj meje, Thekson Janakievski në reagim.
 
BESIM ABDULLAI