Maqedoni
Gyjkata administrative, filloi shqyrtimi i padive për zgjedhjet
04.11.2017 17:36
Gjykata administrative ka filluar mbajtjen e seancave publike ku do të shqyrtohen paditë e dorëzuara...

Gjykata administrative ka filluar mbajtjen e seancave publike ku do të shqyrtohen paditë e dorëzuara nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Popullore e Maqedonisë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili i refuzoi ankesat e tyre si të pabaza.
Paditë e dorëzuara nga Aleanca për Shqiptarët thirren në parregullsitë gjatë procesit të votimit në Strugë, kryesisht në parregullsitë teknike mbi fletvoltimet e pavlefshme dhe numrin e pasaktë të numerimit te votave. Kërkonjë nga gjykata administrative që ta pranohet paditë e tyre dhe KShZ të shpall të pavlefshme votat e rrethit të dytë në disa vendvotime.
Paditë Nga Lëvizja Besa referohen në komunën e Tetovës, të cilët thonë se në disa vendvotime disa herë ka pasur ndërprerje të rrymës me çka ka pasur mundësi për votim familjar, dëmtim të fletvotimeve dhe presion nga aktivistët e një partie te cilët sipas tyre, nuk kanë lejuar të shkruhet proçesverbal përparregullsitë.
Aleanca per Shqiptarët ka paraqitur 11padi, Lëvizja Besa 4 dhe një padi Lëvizja popullore e Maqedonisë. Pas pranimit të padive, Gjykata Administrative ka kohë prej 48 orësh të sjell aktvendim mbi paditë e pranuara nga subjektet politike.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAI
