Maqedoni

Sindakata e pavarur e policisë kërkon rritje pagash për policinë

04.11.2017 18:11

Sindikata e pavarur e policisë nëpërmjet një marshi para Qeverise së Maqedonisë ka shprehur pakënaqësi...

Sindikata e pavarur e policisë nëpërmjet një marshi para Qeverise së Maqedonisë ka shprehur pakënaqësi lidhur me mosparashikimin e mjeteve në buxhetin për vitin 2018 për përmirësimin e standardit të policisë.
 
Nga kjo sindikatë kërkuan nga kryeministrit Zoran Zaev dhe ministry i brendshëm Oliver Spasovski për realizimin e premtimeve për dy rritjet e rrogave prej 5%. 
 
“Nuk mund të ndodhë ministri i financave në dy ditët e kaluara publikisht para qytetarëve ta tregojë atë që është përgatitur nga qeveria si shumë parash që do shpenzohen në vitin 2018 dhe e gjithë ajo që shohim na prek në shpirt dhe krijon shqetësim të mundshëm te të gjithë të punësuarit në MPB”, shprehet Goce Delçev nga Sindikata e pavarur e policisë.
 
“Nuk janë ato kushedi çfarë implikime të mëdha financiare për buxhetin. Me mjete të pakëta mund të kënaqen kërkesat e kolegëve. Ne e përshëndesim vendimin e qeverisë për rritje, nuk jemi kundër strukturave të caktuara në shtet si arsimi, shëndetësia, jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mund të zgjidhet brenda natës, por shpresojmë dhe presim sjellje më korrekte”, shprehet  Marjan Ristevski nga Konfederata e organizatave sindikaliste.
 
Ata kërkuan që sa më pare të ulen në bisedime me kryeministrin Zoran Zaev per të gjetur zgjidhje në të kundërten paralajmërojnë protesta nga të punësuarit në polici. 
 
BESIM ABDULLAI