Maqedoni
MPB, të gatshëm për bisedime me sindikatën
04.11.2017 18:27
MPB është përgjigjur në kërkesat e sindikatës së pavarur të policisë, duke shprehur gatishmëri që të bisedojë...

MPB është përgjigjur në kërkesat e sindikatës së pavarur të policisë, duke shprehur gatishmëri që të bisedojë dhe të gjejë zgjidhje për të gjitha kërkesat e sindikatës.
“Pas ardhjes së udhëheqësisë së re në MPB janë ndërmarë të gjitha masat për përmirësimin e kushteve të punës të të gjithë të punësuarve. Në rrjedhë janë aktivitete konkrete për përmirësimin e standardeve të punës të punonjësve të policisë, duke nisur nga uniformat dhe çizmet. Udhëheqësia aktuale e MPB-së deri më tani nuk ka refuzuar asnjë propozim të sindikatës dhe as që e ka ndërmend që ta anashkalojë sindikatën gjatë zgjedhjes së problemeve. Përkundrazi, vlerësojmë se vetëm bashkërisht mund të arrijmë në zgjedhidhjen më të mirë”, thyhet në komunikatë.
MPB fton sindikatën në një takim të përbashkët për të diskutuar rreth problemeve, me qëllim që të gjendet zgjidhje.
