Maqedoni
Qeveria inicoi ndryshime kushtetuese
28.06.2014 18:13
Në mbledhjen e fundit Qeveria ka sjellur propozimvendim pët të iu qasur ndryshimeve kushtetuese...

Në mbledhjen e fundit Qeveria ka sjellur propozimvendim pët të iu qasur ndryshimeve kushtetuese. Siç bëri të ditur Kryeministri Nikolla Gruevski, propozohen ndryshime kushtetuese në tetë tërsi funksionale, edheatë ndryshimin e Emërtimit të Bankës Popullore të Maqedonisë.
Definimin e martesës si bashkësi mes burrit dhe gruas. Aplikimin e institutit ankesa kushtetuese, ndryshimin e përbërjes së Këshillit Gjyqësorë.
Ndryshimin e kopetencave për vendosjen ndaj ankesave në vendimet e Këshillit gjyqësorë për zgjedhjen e gjykatësve, shkarkim apo masë tjetër disciplinore të gjykatësive apo Kryetarit të Gjykatës.
Aplikimin e kopetencës për vendosje mbi ankesa ndaj vendimeve të Këshillit të Prokurorëve për zgjedhjen e prokurorëve publik, shkarkim apo masë tjetër disciplinore ndaj prokurorit publik nga ana e gjykatës kushtetuese. Saktësimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit edhe atë për deficitin buxhetorë, dhe borxhin publik.
Krijimin e mundësisë kushtetuese për formimin e zonës financiare.Dhe Definimin e entit shtetërorë të revizionit si kategori kushtetuese.Sa i përket definimit të bashkësisë martesore Gruevski sqaroi se definimi i martesës si bashkësi e vetëm një burri dhe gruaje ka për qëllim mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.
“Ndryshimet kushtetuese do të ndihmojnë definim më të sakt të bashkësisë martesore, për çka imponohet nevoja e ndryshimit të këtij neni edhe atë në drejtim me të cilin do të definohet se martesa është bashkësi e vetëm një burri dhe vetëm një gruaje.Mbrojtja kushtetuese dhe definimi i qartë i martesës do të mundësoj mbrojtje të mëtejme të fëmijëve dhe afirmimin e edukimit të tyre në ambient familjar ku pjesë bartëse janë prindërit, përkatësisht babai dhe nëna, me mbështetje të njokohësishme për prindërit vetushqyes”, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
Ndërsa në pjesën që ka të bëj me ndryshimin e përbërjes së Këshillit Gjyqësorë Gruevski sqaroi se me këtë propozim anëtarë të këshillit nuk do të jenë Ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Gjyqit Suprem, ndryshim që ka për qëllim përforcimin e gjyqësisë.
“Me këtë nismë propozohet ndryshimi i përbërjes së këshillit gjyqësorë, lidhur me largimin e anëtarëve në bazë të funksionit, ministër i drejtësisë dhe Kryetar i gjyqit suprem nga përbërja e Këshillit gjyqësoirë.Njëherit propozohet rritje e numrit të anëtarëve të këshillit që zgjedhen nga rradhët e gjykatësve, përkatësisht propozohet që numri egzistues prej tetë të rritet në dhjetë”, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
Poashtu Gruevski sqaroi se ndryshimet propozohen me qëllim të harmonizimit me standardet ndërkombëtare në sferën e gjyqësorit, që janë ndërmarrë në pjesën më të madhe të vendeve europjane dhe plotsimin e rekomandimeve të GREKO-s. Ndryshimet kushtetuese do të bëhen në përputhje me procedurën ligjore theksoi kryeminisrtri Gruevski.
NAIM SINANI