Botë
Moskë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
04.11.2017 20:03
Në një protestë kundër qeverisë, protestuesit po përballen me policinë ruse, në ditën e festës kombëtare, Dita e Bashkimit...

Policia ka ndaluar disa protestues që ishin mbledhur në juglindje të Moskës, në një marsh vjetor rus, e cili filloi përleshjet posa policia ndaloi ata të mbanin pankarta.
Organizatorët thonë se autoritetet kanë lejuar pankartat në protestë, ndërsa edhe qeveria ka dhënë leje zyrtare për prorestën ku janë mbledhur qindra persona.
Dita e Bashkimit është një festë kombëtare ruse, që u shpall nga Kremlini para një dekade.
