Maqedoni

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

05.11.2017 12:02

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale kryesisht në rajonet malore dhe me erë të dobët deri në mesatare jugore...

Në orët e mëngjesit, nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave të dobëta. Temperatura do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.
 
Temperatura do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
 
Të hënën nga e marta do të rriten vranësirat dhe të martën në pjesët perëndimore do të ketë reshje të përkohshme të shiut. 
 
Natën drejt së mërkurës gjatë ditës do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshëm dhe atë fillimisht në pjesët malore në perëndim, ndërsa nga fundi i ditës dhe në lindje ku këto reshje do të jenë më intensive.
 
Në këtë periudhë temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, ndërsa për shkak të vranësira të rritura temperaturat e ditës pak do të zvogëlohen.
 
Më pas pason mot i ndryshueshëm me gjasë për vranësira kalimtare me shi afatshkurtër./mia