Maqedoni

MPB, arrestohet një inspektor

05.11.2017 12:28

Arrestohet një inspektor i policisë nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare...

Bëhet fjalë për inspektorin Ivica Zhivaçki nga Kumanova i cili dyshohet se gjatë raportimeve për vjedhje nëpër lokacione të ndryshme ka vjedhur gjësende me vlerë.

MPB shpjegon se keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga personi i lartpërmendur është konstatuar nga Kontrolli i Brendshëm në kuadër të MPB. 

Duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, I.ZH i punësuar në MPB si inspektor kryesor për vjedhje të rënda, gjatë kryerjes së detyrës në një shtëpi ku ishte denoncuar vjedhje e rëndë, ka keqpërdorur detyrën duke vjedhur ari përderisa po përgatiste raport zyrtar –  njoftojnë nga MPB-ja.

Ai ka përfunduar në gjykatë ndërsa nga ana e ministrisë së Brendshme ndaj të njëjtit janë ndërmarrë masa disiplinore.