Maqedoni
Teologët: Ramazani muaji më i rëndësishëm për muslimanët
28.06.2014 18:17
Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji më i rëndësishëm i vitit –sepse në këtë muaj zbriti Kuranit libri që edukoj njerzimin...

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji më i rëndësishëm i vitit –sepse në këtë muaj zbriti Kuranit libri që edukoj njerzimin.
Teologu Abaz Islami thotë se në këtë muajë ka zbitur mëshira e Allahut i cili frymzoj me miliona njerez gjatë historisë,zbriti libri i cili na mesoi se si të jetohet me edukatën islame
“Vlera e këtij muaji nuk mundë të barazohet me asnjë muaj tjetër ndërkoh ne e përkufizojmë si muaj i Ramazanit nga se këtë muaj filloi të zbresë kurani, është muaji i ibadeteve, ibadetet janë të shumta gjatë këtij muaji dhe është muaji i fitoreve të muslimaneve, është muaji i moralit, është muaji i vetngritjes të shoqrisë është muaji i edukatës ngase edukohemi në frymën islame nga ajo që frymzojnë mesazhet kuranore në të njëjtën koh mundë ta emrojmë edhe si muaji i solidariteit dhe humanizmit ,muaji i bamirsisë sigurishtë se ka vlera që ne nuk mundë ti përkufizojmë nga se Zoti fuqiplotë në momentet kur ka fillu ta zbres Kuranin perkushtohet në një moment në diijen në hulumtimin në shkencën me hulumtimin me edukimin e shoqrisë në përgjithsi nga se ajeti i parë që u zbritë në këtë muaj njerzimit, shpalja e parë është IKRE do të thotë mëso, hulumto në emer të Zotit që krijoj gjithcka”, shprehet teologu Abaz Islami.
Nga vlerat që i posedon ky muaj i bekuar thotë teologu Abaz Islami ne shpresojmë që në praktikë ti shijojmë sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit, shpresojmë që pikërishtë në këtë muaj të këmi ngritje të personalitetit tonë pasi mundsitë janë më të shumta.
MEMEDALI JUSUFI
