Kulturë
Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, fituese SHFAQjA “Kripë Deti” nga teatri i Tetovës
05.11.2017 14:49
Edicioni I 16 I Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” i etiketuar si edicioni i jashtëzakonshëm

Edicioni I 16 I Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” i etiketuar si edicioni i jashtëzakonshëm për arsye të mungesës së mjeteve materiale mbrëmë shkurtoi aktivitetin e tij.
Mbrëmë para publikut dibran me pjesën “Kripe deti” të autorit Emil Bonev luajti trupa e Teatrit të qytetit të Tetovës me regji të realizuar nga Nehat Meme.
Festivali i teatrit duhej të mbaronte më gjashtë nëntor, për arsye të mungesës së mjeteve financiare ai mbrëmë përfundoi punimet duke shpallur çmimet e festivalit.
Juria në përbërje 1.Merita çoçoli –aktore
2.Mimoza majanaku-aktore
3.Iliriana arifi –Regjisore
Njëzëri Shpallën këta çmime.
1. Shfaqja me e mire "Kripe deti" Teatri i Tetoves.
2. Regjia me e mire,Ilir Bokshi
3. Aktorja me e mire,Emine Toska
4 .Aktori me i mire, Bruno Shllaku
5. Aktorja me e mire joprotagoniste,Anisa Ismajli
6.Aktori me i mire joprotagonist,Musa Isufi
7. Cmimi i Karieres, Muharrem Hoxha
8. Cmimi i Karieres, Agron Dizdari
ATLI DEMA
