Maqedoni

Musliu: Nuk pres rikomponim të qeverisë

05.11.2017 15:04

Përveç mbushjes së digastereve që u zbrasën për shkak të zgjedhjes së disa ministrave si kryetarë komunash analisti politik Albert Musliu...

Përveç mbushjes së digastereve që u zbrasën për shkak të zgjedhjes së disa ministrave si kryetarë komunash analisti politik Albert Musliu nuk pret ndonjë rikomponim të formatit qeveritarë.
 
Mandje ai nuk pret as shkëputjen e Aleancës për Shqiptarët nga ky koalicion pavarsisht të mënyrës së veprimit të të gjitha forcave politike në zgjedhet e fundit lokale. 
 
“Për zgjedhjet lokale kishim një tensionim kishim rritje të emocioneve. Besoj se tash këto ditë që kaluan ka filluar ç’tensionimi besoj se edhe emocionet kanë filluar të bien dhe mendoj se disa çështje t’i rregullojnë edhe ti tejkalojnë. Nuk shof ndonjë material apo ndonjë nevojë për ndonjë skajshëmëri në të gjithë atë proces. Besoj se ajo do t vazhdojë në një mënyrë normale ashtu siç politikanët dijnë ta bëjnë”, shprehet analisti poliltik Albert Musliu.   
 
Por Musliu nuk përjashton mundësinë që të ketë rigrupime në kuvend ku sipas tij deputet të caktuar mund të riorientohen.
 
“Unë realisht pres të ketë lëvizje në atë drejtim. Mundet që fillimisht të jenë partnerët e VMRO-së tashmë opozitare. Parnerët e koalicionit më ë vogël. Mund të ketë realisht lëvizje aty se nuk e shof të arsyeshme as nevojën e qëndrimit të tyre veçanërisht përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla qëndrimit të tyre në një pozitë opozitare  duke mbrojtur interesat e një subjekti më të madh se motivi i përmbajtjes së atyre koalicioneve ka qenë pjesmarrja në pushtet ashtu që mund të ndodhë që të ketë aty një lëvizje në këtë faze të parë. Por varësisht si do tës hkojë situata brenda VMRO-DPMNE-së mund të ndodhë që në një periudhë jo edhe aq të largët, varësisht nëse zhvillimet e brendshme të ndryshimeve nuk vazhdojnë mund të presim ne shkëputje edhe prej atij trupit më të madh edhe të VMRO-DPMNE-së”, theksoi analisti politik Albert Musliu.  
 
Pas zgjedhjeve Musliu pret që qeveria të koncentrohet në zbatimin e reformave. Ai nuk beson se ata do të humbin kohë në organizimin e zgjedhjeve të reja.
 
NAIM RAMADANI