Maqedoni
Konkurs për 6 kategori të bursave, MASH: Rezultatet do të shpallen në ueb faqen zyrtare
05.11.2017 15:29
MASH për këtë vit ka shpallur gjashtë konkurse për dhënien e bursave për nxënësit...

Tetëdhjetë bursa do të ndahen për fëmijë pa prindër, 15 për sferën e hotelerisë dhe turizmit, njëqind e pesëdhjetë bursa për nxëxnës të talentuar nga sfera e sportit, pesedhjetë për nxënës të talentuar, pesëdhjetë për nxënës me nevoja të vecanta dhe 400 bursa për përkrahje të nxënësve nga familjet sociale.
Nga gjithsej 745 bursa 230 janë paraparë për nxënësit e bashkësive etnike. Për cdo kategori të bursave ka kritere të përcaktuara thotë këshilltari në MASH Safet Neziri.
“Për nxëxnësit e dalluar nuk do të jetë të ardhurat mujore të prindërve të tyre apo të ardhurat prej burimeve të ndryshme do të jetë suksesi i lartë dhe për sportistët do të jetë edhe psjesëmarrja në sporte dhe klube”, shprehet këshilltari në MASH, Safet Neziri.
Sipas Nezirit, do të mund të aplikojnë edhe nxënësit që i përkasin kategorisë sociale dhe për këtë qëllim janë paraparë numër më i madh i bursave.
“Kategoria sociale ka të bëjë me nxënësit që vijnë nga familjet me të ardhura minimale dhe për këtë kategori kemi ndarë 400 bursa që mund të shfrytëzojnë nxënësit”, shprehet këshilltari në MASH, Safet Neziri.
Rezultatet se kush nga aplikuesit ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës ashtu siç veprohet çdo vit, do të shpallen në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Mon.gov.mk
FLUTURA LATIFI
