Maqedoni

Kozias, zgjidhje për kontestin me emrin në vitin 2018

05.11.2017 15:57

Qeveria ka për qëllim që të zgjidh çështjen e emrit me Maqedoninë, deklaroi ministri i punëve të jashtë i Greqisë, Nikos Kozias...

Qeveria ka për qëllim që të zgjidh çështjen e emrit me Maqedoninë, deklaroi ministri i punëve të jashtë i Greqisë, Nikos Kozias, për gazetën greke "Katimerini".
 
Plaga nacionale e cila u hap para 26 viteve do të shërohet deri në vitin 2018, ka cituar Katimerini shefin e diplomacisë greke. "Besoj se çështja e emrit do të zgjidhet deri në gjysmën e parë të vitit 2018”, deklaroi Kozias.  Sipas tij në të kundërtën do të ketë ‘komplikime të mëdha’.
 
Ai shtoi se pas arritjes së marrveshjes do të ngelen “tre katër muaj burokraci në Kombet e Bashkuara". Kjo çështje duhet të zgjidhet gjat vitit 2018 pasi në vitin 2019 do të ketë zgjedhje si në Greqi ashtu edhe në Maqedoni.
 
Por gazeta shkruan se "nuk duhet të krijohen iluzione se Greqia mund të arrij marrëveshje ku do të fitojë gjithçka. Me të vërtet shpresoj që Kozias do të arrin marrëveshje, por mendoj se ai po i neglizhon implikimet politike për Qeveri, për SIRIZA dhe për partitë tjera që pritet ta përkrahin marrëveshjen.
 
Gjithashtu frikësohem se të gjithë deputetët nga Maqedonia apo Trakia do të japin mbështetje. Partneri i koalicionit Panos Kamenos tani më i drejtojë paralajmërimet e para", thekson autori i komentit Stavros Simas.
 
Për intensifikim të bisedimeve për emrin së fundmi kanë folur edhe kryeminsitri Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani, të cilët kanë shfaqur shpresë se brenda vitit 2018 Maqedonia do të marr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU