Botë

Vietnam, 27 të vdekur nga tajfuni Demri

05.11.2017 16:28

Së paku 27 persona e humbën jetën, ndërsa 22 konsiderohen të zhdukur gjatë vrullit të erërave të fuqishme...

Së paku 27 persona e humbën jetën, ndërsa 22 konsiderohen të zhdukur gjatë vrullit të erërave të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shkaktuara nga tajfuni Demri, që dje i goditi pjesët qendrore dhe jugore të Vietnamit, kumtuan sot autoritetet vietnameze.

Gjatë goditjes së erërave, të cilat vende-vende kanë qenë edhe me shpejtësi deri 90 kilometra në orë, janë dëmtuar mbi 40.000 objekte banesore dhe afariste.

Për shkak të motit të lig autoritetet evakuuan rreth 33.000 persona. Nga tajfuni më rëndë jantë goditur rajonet e Vietnamit të njohura për kultivimin e kafes, për ç’shkak pritet shtyerja e fillimit të vjeljes.