Maqedoni
Mjekët: Agjërimi ka ndikim pozitiv në organizëm, kujdes me ushqimin
28.06.2014 18:22
Agjerimi bën detoksinimin e organizmit, por ata që agjërojnë sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta duhet të kenë kujdes me ushqimin...

Agjerimi bën detoksinimin e organizmit, por ata që agjërojnë sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta duhet të kenë kujdes me ushqimin, theksojnë mjekët.
Ata sidomos rekomandojnë shmangjen e yndirnave, ekspozimin në diell, punën fizike dhe të konsumojnë sa më shum pemë, perime dhe lëngje në kohën e iftarit dhe syfirit që të mos vijë deri te degidrimi.
“Sa i poërket ramazanit personat e shëndoshë që e ndjejnë veten dhe që nuk ju pengon në shëndet, është mirë që të mbajnë, bëhet një detoksikim i organizmit, me atë që orët e mbrëmjes, ose koha kur tolerohet marrja e ushqimit, mos të teprohet me ushqime të cilat përmbajnë yndyrna, të cilat përmbajnë ushqim shum kalorik , sepse vjen sistemi damping apo i kundërt, don të thot mund të vij deri te molisje këputje e organizmi nuk është në gjendje që ta përpunoj menjiher,por ushqimi që të meret gradualisht në periudha kohore më të shkurta gjithënjë i përcjell me pem perime të cilat ka tash,që i kompenzojn materiet të cilat do të humben me anë të djersitjes se tash pritet temperatura e lartë,Edhe sasia e langjeve të jetë e dukshme që mos të vijë deri te dehidrimi”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Mjekët poashtu theksojnë se bazuar edhe në rregullat fetare edhe në ato mjeksore, fëmijët, të moshuarit, persoant me probleme shëndetësore dhe gratë shtatzëna nuk duhet të agjërojnë.
“Grup moshat e pleqërisë dhe grup moshat e fëmijërisë kur është faza adoleshence të fëmit të cilët nuk kanë obligim fetar që të mbajnë ramazan mirpo vullneti i tyre ndonjiher është më i madh se obligimi dhe mbajnë,kështu që mos të vijnë deri në shkallë të dëmtohet organizmi se ka edhe pasoja ansore për këto grup mosha.Njësoj edhe për grat lehone është shtatëzane të cilat janë të lodhura edhe ashtu nga aspekti natyror,ato janë të liruara nga obligimi,njerzit të sëmur që konsumojnë barna të cilat nuk presin kohën e caktuar kur duhet të miren poashtu terapin duhet ta marin me rregull se njerzit që lëngojn prej smundjeve kardiovaskulare mund të përkeqësohet situata”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Këto kategori të qytetarëve në këtë periudhë të vitit, duhet të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre, pasi për shkak të temperaturave të larta gjendja shëndetësore në këtë stinë rëndom është më e ndërlikuar, sidomos për shkak të sëmundjeve sezonale që kanë të bëjnë me infektimet në sistemin e tretjes.
GYLTENE SINANI
