Maqedoni
Protesta në Shkup, kundërshtohet dënimi i grupit të Kumanovës
05.11.2017 17:16
Duam gjykim ndërkombëtar, ne ju pritëm çlirimtar, posht shovenizmi i Maqedonisë...

Duam gjykim ndërkombëtar, ne ju pritëm çlirimtar, posht shovenizmi i Maqedonisë, ishin disa nga parullat e ngritura në duart e e protestuesve të sotëm kundër vendimit të gjykatës penale për rastin e Kumanovës.
Ata kërkuan hetim ndërkombëtar dhe rishikim të rastit i cili, sipas tyre, është edhe një padrejtësi ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Familjarët e të dënuarve thonë se të gjykuarit janë manipuluar nga ish kreu shtetëror i Maqedonisë.
“Kërkojmë që e gjithë ngjarja e 9 dhe 10 majit të hetohet dhe procedohet nga ndërkombëtarët ngase struktura të larta shtetërore të Maqedonisë kanë qenë direkt të përfshirë si manipulues, nxitës dhe joshës në sajimin e skenarit të 9 Majit. Minsitria e Punëve të Brendshme, Shefi i Shërbimti Sekret maqedonas dhe drejtori i Sigurisë Publike janë, arkitektët, ideologët, urdhërdhënësit si dhe zbatuesit e skenarit ogurzi të 9 Majit në Kumanovë”, shprehet familjari i te burgosurit.
Përfaqësues nga organizatat e ndryshme kërkojnë nga autoritetet e sundimin e së drejtës, që të përshihen ekspert ndërkombëtar në hretimin e rastit dhe të venndosin komunikim dhe bashkëpunim me autoritete ndërkombëtare për zbardhjen e tërësihsëm të rastit.
Ndërkaq pohojnë se do të vazhdojnë edhe më tutje me protesta tjera deri sa të dënuarit të lirohen nga burgu.
“Kemi shpresuar që me ndryshimin e qeverisë shovensite dhe kriminele Gjykata pas dy viteve e gjysëm do të zbardh të vërtetën përe mgasjrjet 9 -10 maj, të vitit 2015,nuk kemi ndërhyrë dhe vendimet I keemi pritur qetë. Naga sot e tutje, do të protestojmë për drejtësi dhe liri të të gjithëve”, u shprehe Daim Iseni nga Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni.
“Ky është dënim politik, kërkojmë nga faktori ndërkombëtar dhe nga faktorët global që të intervenojnë dhe të zbulohet e vërteta. Ne do të protestojmë deri sa ato të lirohen nga burgjet”, theksoi Shpetim Pollozhani nga Shoqata e të përndjekurve politk.
“Shqiptarët edhe këtë gjendje momentale do ta kalojnë me forcat e veta, me një qëndrim dinjitoz me një kërkesë gjithkombëtare edhe para ndërkombëtarëve se procesi duhet të hetohet dhe duhet deri në fund drejtësia të vehet në vend”, shprehet ish deputeti Hysni Shaqiri.
Protesta e qytetarëve u mbajt në sheshin Skenderbe, vazhdoi përpara gjykatës Shkupi 1 dhe përfundoi e qetë pa ndonjë incident.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
