Botë

Prokuroria belge po e shqyrton urdhërin për arrestim të Puxhdemonit

05.11.2017 19:17

Prokuroria publike belge sot konfirmoi se po e shqyrton urdhëresën spanjolle për arrestim të ish-kryetarit të Qeverisë rajonale katalanase, Karles Puxhdemon...

Prokuroria publike belge sot konfirmoi se po e shqyrton urdhëresën spanjolle për arrestim të ish-kryetarit të Qeverisë rajonale katalanase, Karles Puxhdemon dhe katër anëpatrëve të Kabinetit të tij, të cilët të enjten nuk u paraqitën para Gjykatës supreme të Spanjës në seancën e caktuar rreth akuzave për kryengritje, nxitje të kryengritjes dhe keqpërdorim të fondeve publike.
 
Ministri belg i Drejtësisë, Koen Gens paraprkaisht paralajmëroi se Qeveria e belgjikës nuk do të ketë ndikim në të ardhmen e Puxhdemonit,l duke shtuar se urdhëresa evropiane për arrestim që e lëshoi Spanja është "tërësisht procedurë legale".
 
Gens theksoi se për dallim nga ekstradimi normal ndërkombëtar, "pushteti ekzekutiv nuk luan kurfarë roli në procedurën gjatë urdhëresës evropiane për arrestim". "E tërë kjo po zhvillohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta mes organeve të gjyqësisë", sqaroi minsitri belg.
 
Puxhdemon dje në Tuiter edhe një herë e konfirmoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet belge, pa cekur se ku ndodhet.
 
Supozohet se Puxhdemon po qëndron në Belgjikë, pasi që pas vendimit të Madridit për ta aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës. me çka ia hoqi autonominë Katalonjës dhe vendosi drejtim të drejtpërdrejtë të rajonit, ai dhe anëtarë të Qeverisë së tij të shkarkuar fundjavën e kalaur udhëtuan në Bruksel.
 
Puxhdemon të premten për televizionin shtetëror belg RTBF deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet gjyqësore të Belgjikës, të cilat, sipas tij, për dallim nga ato spanjollet, nuk janë të politizuara.
 
"Nuk do t'i shmangem drejtësisë. Do të shkoj para autoriteteve të gjyqit, por para atyre të vërteta. I thashë avokatit tim t'i njoftojë autoritetet gjyqësore belge se jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me ta", deklaroi Puxhdemon.
 
legjislatura belge ka afat prej 60 ditëve pas pranimit të urdhëresës për arrestim të vendosë për ekstradimin e mundshëm të Puxhdemonit.
 
Sipas ekspertëve juridik belgë, nëse Prokuroria publike belge vendosë të reagojë rreth urdhëresës, do të duhet të parashtrojë kërkesë në polici për arrestimin e Puxhdemonit dhe katër "refugjatëve" të tjerë./mia