Masakra e Teksasit, 26 të vdekur, rreth 20 të lënduar
Bilanci i të shtënave në kishën baptiste të Sutherland Springs, në Teksas, ka mbërritur në 26...

Bilanci i të shtënave në kishën baptiste të Sutherland Springs, në Teksas, ka mbërritur në 26, ndërsa masakra më e madhe e këtij lloji në shtetin amerikan nuk ka ende një motiv të qartë. Viktimat janë të të gjitha moshave.
Në mesin e të vrarëve është edhe një vajzë 2 – vjeçare, një grua shtatzënë dhe një 74 vjeçar.
Autori i masakrës është David Patrick Kelley, një ish – mësues Bible, i cili ishte përjashtuar pa nder nga Forcat Ajrore amerikane, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tij.
26 – vjeçari u fut në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs, në Teksas, dhe nisi të qëllonte me armë zjarri në drejtim të besimtarëve.
Sulmi mori fund vetëm kur një banor i zonës iu kundërpërgjigj agresorit me armë zjarri duke e vrarë teksa po tentonte të largohej nga kisha.
