Maqedoni
“Fortesa 2”, fjalët përfundimtare, pritet dërgimi i kërkesës për ekstradim
06.11.2017 10:21
Në mungesën e të akuzuarve kryesore, mbahet sot seanca me fjalët përfundmitare për rastin “Fortesa 2”...

Në mungesën e të akuzuarve kryesore, mbahet sot seanca me fjalët përfundmitare për rastin “Fortesa 2”, në të Goran Grujevski-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB dhe gjashtë pjesëtarë të DSK-së cilin akuzohen për shkatërrimin e paligjshëm të dokumenteve dhe paisjeve për përgjim në DSK.
I akuzuari I parë , Goran Grujovski , pret vendimin në gjendje arresti ekstradues në Selanik, ku gjendet prej momentin që autoritetet greke e kapën me pasaporta fallco në aeroportin e Selanikut, bashkë me Nikolla Boshkoskin.
Ata akuzohen në rastet “Fortesa 1” dhe 2 dhe “Target” të ngritura nga PSP, për përgjim ilegal dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim. Pasi u bënë të pakapshëm për policinë me vënien në fuqi të urdhërarresteve ndaj tyre të kërkuara nga PSP, ata u arratisën drejt Greqisë dhe u arretuan në aeroportin në Selanik më 18 tetor, gjatë përpjekjes që me pasaporta fallco bullgare të largohen me aeroplan për në Budapest. Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, të premten që lamë pas pohoi se kërkesa për ekstradim për të dy të akuzuarit e PSP-së, zyrtarisht do të nënshkruhet dhe dërgohet këtyre ditëve.
