Maqedoni
“Transportuesi”, vazhdon gjykimi kundër Vladimir Talevskit
06.11.2017 10:33
Mbahet sot seanca gjyqësore për për rastin “Transportuesi”, në të cilin i akuzuari i parë është kryetari i Manastirit Vlladimir Talevski....

Në seancën e 28 shtatorit, mungoi e akuzuara Jasmina Nikiq Desanovska dhe kjo bëri që gjykata të anulojë seancën . Mbrojtja u arsyetua me faktin se për shkak të një aksidenti rrugor, e akuzuara Nikiq-Desanovska nuk arriti dot në kohë nga Manastiri në Shkup.
Në rastin “Transportuesi” për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve , të dyshuar janë ish kreu I komunës Vladimir Talevski dhe 20 persona të tjerë. Të akuzuarit ngarkohen për keqpërdorim të parave buxhetore në vlerë prej 360 mijë euro për organizim joligjor të transportit të nxënësve nëpër komunën e Manastirit.
Kryetari i Manastirit për rastin në fjalë deri më tani ka vuajtur tre muaj arrest shtëpiak, por pas ankesës në Apel, u shqiptua masa kujdesi, respektivisht obligim që të paraqitet çdo javë pranë gjykatës së Manastirit. Muajin e kaluar, prokuroria e Manastirit hapi rastin e ri “Transportuesi 2” ku Taleski përsëri dyshohet për abuzim të pozitës zyrtare me tenderë joligjor për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2013/2014 dhe 2015/2016.
